Fushata e gjelbërimit, nxënësit mbjellin pemë dekorative

56

TIRANË, 26 tetor/ATSH/ – Fushatës së mbjelljes së pemëve në Tiranë i janë bashkuar edhe nxënësit e klasës së 10-të, të gjimnazit “Andon Zako Cajupi”.

Kështu, si pjesë e modulit të biologjisë nxënësit e klasës së 10-të të gjimnazit “Andon Zako Çajupi” mbollën tri shkurre dekorative Pitospore, në Parkun e Madh të Liqenit.

Vetë kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rinisur fushatën për mbjelljen e pemëve në kryeqytet, për një Tiranë të gjelbëruar dhe me ajër të pastër.

z.tosku/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.