FRANCË – Nuk përjashtohet prania e policisë brenda shkollave

PARIS, 26 tetor /ATSH-ANSA/ – Franca po vlerëson mundësinë për të dërguar policinë brenda mureve  të shkollës për të parandaluar dhunën e të rinjve, sidomos në rrethinat e vështira të vendit, theksoi ministri i Brendshëm francez, Christophe Castaner .

Një paketë masash kundër dhunës në shkollë do të paraqiten të martën, në Këshillin e Ministrave.

Në ditët e fundit, ka shkaktuar skandal historia e mësueses së grabitur në shkollë me një armë lodër në Créteil, në departamentin e Val de Marne.

Për Castaner ”kjo prani do të ketë të bëjë me lagjet më të vështira dhe për këtë do të kërkohet pëlqimi i presidentit”.

”Shkolla duhet të jetë një vend i mbrojtur, një vend i shenjtë, ku mësuesit tanë dhe studentët  të jenë të mbrojtur nga këto dhuna të papranueshme”, përfundoi ministri./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.