FOKUS – Macron viziton EL, paralajmërim për shtetet që shkelin parimet e BE-së

BRATISLAVË, 26 tetor /ATSH-AFP/ – Në ditën e parë turit të vizitave në Europën Lindore, që fillon me Bratislavën, presidenti francez, Emmanuel Macron drejtoi sërish një paralajmërim në drejtim të shteteve që nuk respektojnë parimet e BE-së, kryesisht Polonisë dhe Hungarisë.

Në një intervistë dhënë katër gazetave çeke, polake, sllovake dhe hungareze ai theksoi, ashtu si vitin e kaluar, se Europa nuk është një supermarket dhe ngriti shqetësimin e qëndrimeve antimigrantë dhe shkeljet e parimeve të shtetit të së drejtës në Poloni dhe në Hungari.

Presidenti francez pret një përballje të ashpër midis progresistëve dhe nacionalistëve, kur na ndajnë vetëm shtatë muaj nga zgjedhjet europiane dhe për këtë është i nevojshëm një qëndrim i rikonfirmuar.

Hungaria, Sllovakia, Republika Çeke dhe Polonia pjesë e grupit të Vishegradit refuzojnë kategorikisht një ndarje të detyrueshme të migrantëve midis shteteve të BE-së./ / v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.