ATHINË – Një tërmet 6,8 ballë Rihter trondit ishujt grekë

148

ATHINË, 26 tetor /ATSH-DPA/ – Një tërmet i fortë goditi Greqinë mëngjesin e sotëm duke shkaktuar frikë tek banorët vendas, sipas shtypit grek.

”Tërmeti me magnitudë 6,8 ballë të shkallës Rihter, ndodhi nën ujë pranë ishullit turistik të Zakynthos në një thellësi prej 16 kilometrash”, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA, që shtoi se ai u ndje në të gjithë Greqinë, në Maltë, në Shqipëri, në Italinë Jugore dhe përgjatë bregut perëndimor të Turqisë.

“Ishte një tërmet shumë i fortë, por nuk ka dëme serioze’’, theksoi kryebashkiaku i Zakynthos,  Pavlos Kolokotsas.

Çarje të mëdha  u evidentuan në në shëtitoren e portit në Zakynthos si dhe një manastir në ishullin e vogël të Strofadit ishte gjithashtu i dëmtuar.

“Tani jemi me fëmijët tanë në makina dhe njerëzit janë të frikësuar”, tha një dëshmitar./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.