Alibeaj: Deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut

79

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ – ”Strategjia e Edi Ramës për të shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik, nuk e shpëton Vangjush Dakon nga dosja 339! Deri tani ka dalë vetëm maja e ajsbergut”, – deklaroi sot Enkelejd Alibeaj, nënkryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Në një dalje për mediet, Alibeaj, u shpreh se, “i kapur në përgjime me trafikantë ndërkombëtarë droge, Dako duhej të ishte sot në burg”.

Sipas tij, “strategjia për ta shitur bashkëpunimin me krimin si normalitet politik synon të mpijë reagimin e shoqërisë, kërkon të imponojë pranimin e krimit si pjesë të shëndetshme të saj, duke shkuar kështu drejt asgjësimit të demokracisë në vend”.

“Shembujt më flagrantë të kësaj strategjie janë pranimi i hapur i bashkëpunimit me krimin nga, Vangjush Dako me bandën e Avdylajve dhe Lul Berishës, Taulant Balla me trafikantin e drogës mik të familjes, Edmond Bego. Arben Ndoka, Elvis Roshi Mark Frroku, Armando Prenga, që pranojnë jo vetëm bashkëpunimin, por edhe kryerjen e krimeve prej tyre”, – u shpreh Alibeaj.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.