Akuzat e PD, Manastirliu: Shpëtuam sistemin nga kolapsi, 300 mjekë specialistë në janar

129

TIRANË, 26 tetor /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastriliu ka reaguar sot lidhur me akuzën e deputetit demokrat Tritan Shehu në një intervistë televizive, duke u shprehur se sistemi shëndetësor në vend ka shumë probleme.

Manastirliu, ndryshe nga Shehu e ka bazuar përgjigjen në shifra konkrete.

“Nga janari do kemi +300 mjekë të rinj specialistë, në sistemin tonë shëndetësor, i cili u shpëtua nga kolapsi”. Më tej ministrja u shprehet se ky rezultat pozitiv erdhi si pasojë e shfuqizimit 5 vite më parë, të vendimit “të frikshëm” të 2011-ës për bllokimin e specializimeve në Mjekësi.

Reagimi i plotë i ministres Ogerta Manastirliu.

“Falë shfuqizimit 5 vite më parë, të vendimit “të frikshëm” të 2011-ës për bllokimin e specializimeve në mjekësi, nga janari do kemi +300 mjekë të rinj specialistë, në sistemin tonë shëndetësor, i cili u shpëtua nga kolapsi, me punë, jo me shpifje”.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.