94 mln euro nga IPARD, Rama: Nevojiten projekte të mira

94 mln euro nga IPARD, Rama: Nevojiten projekte të mira

94 mln euro nga IPARD, Rama: Nevojiten projekte të mirahttp://ata.gov.al/2018/10/26/94-mln-euro-nga-ipard-rama-nevojiten-projekte-te-mira/“BE është një nga shembujt më kuptimplotë të së vërtetës së madhe dhe të thjeshtë se vendet nuk dallohen në shkallën e zhvillimit të tyre nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Ne kemi ujë më shumë se të gjitha vendet e Europës, por nuk kemi ujë në fund të ditës, madje kemi edhe problemin e përmbytjeve në dimër, sepse nuk kemi ditur në vite të tëra të ndërtojmë një sistem dijeje të administrimit të kësaj pasurie natyrore”, tha Kryeministri, duke sjellë nga ana tjetër shembullin e Izraelit, i cili edhe pse nuk ka pasuri ujore disponon sistemin e ujësjellësit model në gjithë botën.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E premte, 26 Tetor 2018

TIRANË, 26 tetor/ATSH-Maela Marini/ Në hapjen e programit të ri të IPARD, i cili parashikon 94 milionë euro mbështetje për investime në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillimin rural, Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot rëndësinë e projekteve të mirëpërcaktuara për përftimin nga këto fonde.

Në një ceremoni të organizuar në Shkallnur, Durrës, Kryeministri Edi Rama vlerësoi rëndësinë e këtij programi për ecurinë e programit të rilindjes së bujqësisë, blegtorisë dhe në tërësi, rilindjes rurale.

Kryeministri falënderoi partnerët e delegacionit të BE-së të cilët ndihmuan shumë seriozisht nga afër për t’ia arritur realizimit final të një marrëveshjeje aspak të lehtë.

Por, sipas tij, nuk mjaftojnë 50, 70 apo 90 milionë euro të ofruara nga BE, pasi kjo nuk do të thotë aspak se do të kthehen në realitetin e investimeve dhe zhvillimit, nëse nuk ka projekte të mirëpërcaktuara dhe të mirëshkruara.

“BE është një nga shembujt më kuptimplotë të së vërtetës së madhe dhe të thjeshtë, se vendet nuk dallohen në shkallën e zhvillimit të tyre nga ajo që kanë, por nga ajo që dinë. Ne kemi ujë më shumë se të gjitha vendet e Europës, por nuk kemi ujë në fund të ditës, madje kemi edhe problemin e përmbytjeve në dimër, sepse nuk kemi ditur në vite të tëra të ndërtojmë një sistem dijeje të administrimit të kësaj pasurie natyrore”, – tha Kryeministri, duke sjellë nga ana tjetër shembullin e Izraelit, i cili edhe pse nuk ka pasuri ujore disponon sistemin e ujësjellësit model në gjithë botën.

Duke iu rikthyer programit të IPARD, Kryeministri nënvizoi se në radhë të parë të gjithë ata që do t’i drejtohen programit për të marrë fondet, duhet të investojnë te dija.

“Fondet janë aty, por nuk alokohen për shkak të mungesës së besueshmërisë”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.