Vlorë/ Keqtrajtimi i pronës, bashkia thirrje banorëve për të denoncuar rastet

29

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ – Bashkia e Vlorës prej ditësh është angazhuar për të kthyer drejt normalitetit situatën e krijuar në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane.

Bashkia Vlorë bën me dije se situata e krijuar në këtë vendgrumbullim nga persona të papërgjegjshëm dhe të paautorizuar ka shkaktuar mjaft probleme.

Bashkia i ka bërë thirrje banorëve që të denoncojnë rastet e keqtrajtimit të pronës publike, duke shtuar se rastin në fjalë ja ka referuar Policisë së Shtetit.

/e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.