STRASBURG – Oleg Sentsov merr çmimin ”Saharov”

STRASBURG, 25 tetor /ATSH-DPA/ – Parlamenti Europian ka përzgjedhur regjisorin e burgosur të Ukrainës, Oleg Sentsov si fitues të çmimit prestigjioz ”Saharov”.

Sentsov, një kritik i ashpër i aneksimit nga Rusia, në vitin 2014, të Gadishullit të Krimesë, u dënua në vitin 2015 me burg, pasi u akuzua për sulme terroriste në Krime.

“Oleg Sentsov është një i burgosur i ndërgjegjes, një njeri i ndershëm dhe i pafajshëm dhe Bashkimi Europian e etiketon rastin e tij në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe standardet elementare të drejtësisë”, thuhet në komunikatën për marrjen e këtij çmimi.

Legjislacioni i BE-së ka si fond për këtë çmim shifrën prej 50 000 eurosh prej vitit 1988.

Ceremonia e dhënies është parashikuar më 12 dhjetor./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.