SOFT NEWS – ”US Air Force” e pi kafenë me filxhanë 1 200… dollarë copa!

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – ”US Air Force” rigjendet në qendër të një tjetër skandali, që kur një parlamentar zbuloi se pilotët amerikane konsumonin kafenë e tyre gjatë fluturimit me filxhanë high-tech me çmim tepër të lartë, 1 200 dollarë copa.

Filxhanët në fjalë nuk janë të zakonshëm si filxhanët e kafesë prej porcelani, as filxhanët termus të parapëlqyer të amerikanëve, por janë enë të prodhuara nga një gërshetim special i bakrit me kromin, të pajisura me prizë për t’i vendosur direkt në sistemin elektrik të avionit për të ruajtur temperaturën e duhur të kafesë.

Sipas një zëdhënësi të bazës ajrore të Travis, në Kaliforni kostoja e një prej këtyre filxhanëve të kafesë është rritur nga 693 dollarë 2016 në 1 220 në vitin 2018, për një arsye të vetme, pjesa e bishtit të filxhanit në material plastik nuk është e zëvendësueshme.

”Për fat të keq, kur filxhani bie në tokë pjesa e bishtit thyhet gjë që çon në shpenzimin e mijëra dollarëve për të zëvendësuar filxhanët”, sqaroi një zëdhënës.

Një detaj që një parlamentari me shumë influencë, senatorit republikan, Chuck Grassley, i është dukur e vështirë për ta përtypur./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.