SHBA – Trump: Media të ndalojë armiqësitë

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump dënoi sërish dje në mbrëmje dërgimin e pakove me eksploziv në adresë të disa prej zërave kritikë të tij, përfshirë CNN-in, duke i bërë thirrje medias për të ndalur armiqësitë.

”Qeveria federale po ndërmerr një hetim agresiv dhe ne do t’i gjejmë personat përgjegjës dhe nxjerrim para drejtësisë. Shpresoj shumë shpejt”, deklaroi presidenti gjatë një takimi elektoral në Wisconsin.

”Çdo akt apo kërcënim i dhunës politike është sulm ndaj vetë demokracisë sonë”, shtoi ai, duke kërkuar që të gjitha palët të flasin në paqe dhe harmoni.

Ai konfirmoi gjithashtu se media duhet të përdorë një gjuhë të rafinuar dhe të ndalë armiqësitë pa fund si dhe historitë dhe sulmet e vazhdueshme negative që shpesh rezultojnë të rreme./ / v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.