SHBA – Një pako me eksploziv gjendet edhe në zyrat e CNN-it

UASHINGTON, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Një zyrë e rrjetit të njohur televiziv amerikan, CNN, në Time Warner Center, u evakua pas zbulimit të një pakoje-bombë postuar ish-drejtorit të CIA-s, John Brennan, thanë sot zyrtarë lokalë dhe të policisë në një konferencë shtypi.

Ndërkohë, shefi i CNN-it, Jeff Zucker sulmoi presidentin Donald Trump pas kësaj ngjarjeje.

“Ka një mungesë të plotë të të kuptuarit në Shtëpinë e Bardhë për seriozitetin e sulmeve të vazhdueshme në media dhe presidenti dhe sidomos zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë duhet të kuptojnë se fjalët peshojnë”, deklaroi Zucker.

”Për momentin ata nuk kanë treguar asnjë mirëkuptim”, shtoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.