Programi i patronazhimit, shërbim i specializuar në maternitetin e Krujës

TIRANË, 25 tetor/ATSH/ – Mjekët e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” vijojnë të ofrojnë shërbim të specializuar në maternitetin e Krujës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se po punohet çdo ditë për të përmirësuar shërbimin për nënat dhe fëmijët.

Sipas ministres, falë programit të patronazhit nënat dhe fëmijët po marrin shërbime cilësore afër vendbanimit. Ndërkaq, shërbimi për nënën dhe fëmijën ofrohet me cilësi, afër vendbanimit, falë instrumenteve të reja kirurgjikalë dhe sterilizimit me standarde europiane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.