Program i ri për punësimin, integrim i “të papunëve” të basteve

TIRANË, 25 tetor/ATSH-Maela Marini/ Viti 2019 do të jetë një vit i rëndësishëm transformimi në raport me punëkërkimin, për t’i dhënë përgjigje adekuate nevojës së madhe për krah pune të kualifikuar.

Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama foli mbi qasjen e qeverisë ndaj të papunëve, që do të krijojë mbyllja e basteve dhe bixhozit në tërësi.

Kryeministri paralajmëroi se një program i ri po ndërtohet për punësimin.

“Ndaj edhe këta që do të dalin të papunë dhe do të jenë të gatshëm të integrohen në tregun e punës do të marrin përfitimet e tyre”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.