PEKIN – Abe në Kinë për përmirësimin e marrëdhënieve

PEKIN, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe mbërriti sot në Pekin, në vizitën e parë në Kinë të një kryeministri japonez që prej shtatë vitesh, ndërkohë që dy fuqitë aziatike po përpiqen të afrohen përballë pasigurive të politikës amerikane.

”Dy shtetet tona po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të përmirësuar marrëdhëniet dypalëshe”, deklaroi Abe përpara nisjes nga Tokio, duke shprehur dëshirën për t’i vendosur marrëdhëniet me Pekinin në nivelin më të mirë, gjatë vizitës së tij treditore në Kinë.

Kreu i qeverisë japoneze do të pritet në mesditë nga homologu Li Keqiang, përpara se të takohet të premten me presidentin Xi Jinping.

Tonet pritet të jenë miqësore në këtë 40 vjetor të Traktatit të Paqes dhe të Miqësisë nënshkruar në 1978 nga Pekini dhe Tokio, ndërsa Kina kërkon mbështetje për të zmbrapsur ortekun e tarifave doganore të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.