PARIS – Sarkozi vazhdon betejën ligjore për tejkalim të fondeve gjatë fushatës

PARIS, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy nuk mundi të evitojë procesin e akuzave që kaloi limitin e shpenzimeve legale në fushatën e falimentuar elektorale të vitit 2012, theksoi shtypi parizian.

”Gjykata e Apelit në Paris hodhi poshtë ankesën e Sarkozy kundër një urdhri nga gjykatësit në shkurtin e kaluar duke e dërguar përsëri drejt procesit”, theksuan burime nga gjykata.

Hetuesit e kanë akuzuar ish-presidentin se ka shpenzuar më shumë se 20 milionë euro (22,8 milionë dollarë) mbi maksimumin 22,5 milionë euro të lejuar nga ligji francez.

Sarkozi, 63 vjeç, i cili ishte president i Francës nga viti 2007 deri në 2012, nuk mund të paraqesë akoma një ankimimin përfundimtar kundër procesit të Gjykatës së Kasacionit.   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.