PARIS – Rekord i numrit të të burgosurve në Francë

130

PARIS, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Numri i të burgosurve arriti një rekord të ri në shtator, me 70 714 persona të dënuar në burgjet franceze, që vuajnë nga një mbipopullim kronik, sipas shifrave të publikuara sot nga administrata e burgjeve.

Numri i personave të burgosur kishte rënë lehtësisht në korrik dhe gusht, por kjo rënie është kryesisht për shkak të periudhës verore, që aktiviteti gjyqësor është më i reduktuar.

Me 70 714 të burgosur më 1 tetor, popullsia e burgjeve është me rritje në 3,12% në raport me 1 tetor 2017. Ajo është rritur me 11,9% në 10 vite, sipas të dhënave statistike mujore të publikuara nga administrata e burgjeve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.