OSLO – NATO i tregon muskujt Rusisë me manovrat gjigante

OSLO, 25 tetor /ATSH-AFP/ – NATO-ja nisi këtë të enjte në Norvegji manovrat më të mëdha ushtarake prej fundit të Luftës së Ftohtë, një mënyrë për t’i rikujtuar Rusisë solidaritetin e Aleatëve pavarësisht dyshimeve të shfaqura nga ana e Donald Trump.

Rreth 50 000 ushtarë, 10 000 automjete, 65 anije dhe 250 avionë nga 131 shtete pritet të marrin pjesë në stërvitjen ”Trident Juncture 18” për të stërvitur Aleancën e Atlantikut për t’i ardhur në ndihmë një prej anëtarëve të saj në rast agresioni.

”Hapësira e sigurisë në Europë është përkeqësuar ndjeshëm këto vitet e fundit”, theksoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, norvegjezi Jens Stoltenberg.

“Trident Juncture” dërgon një mesazh të qartë kombeve tona dhe çdo kundërshtari potencial.

”NATO-ja nuk kërkon konfrontimin, por ajo është e gatshme të mbrojë të gjithë aleatët kundrejt të gjitha kërcënimeve’’, pohoi ai gjatë një konference shtypi të mbajtur të mërkurën./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.