MEKSIKO – Karvani i migrantëve përshkon më këmbë 100 kilometrat e para drejt ëndrrës amerikane

MEKSIKO, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Mijëra migrantë të nisur nga Hondurasi më 13 tetor përfunduan të mërkurën në darkë 100 kilometrat e para ecje më këmbë brenda territorit të Meksikës, në drejtim të SHBA-së, ndërsa i mbeten akoma më shumë 3 000 kilometra.

Ky kontigjent prej 7 000 personash, kryesisht nga Hondurasi lanë pas të mërkurën në të gdhirë lokalitetin e Huixtlas (në jug të Meksikës) ku bënë një pushim njëditor për të rimarrë forcat, të laheshin apo të kujdeseshin për veten. Disa kishin përshkruar tashmë 800 kilometra.

Ata mbërritën të mërkurën në darkë në Mapastepec, një qytet që shtrihet më shumë se 100 kilomentra nga kufiri meksikano-guatemalian duke e kaluar me forcë më 19 tetor.

Ata përllogarisin se u mbeten edhe 45 ditë për të mbërritur në SHBA.

”Dyzet e pesë ditë nuk janë asgjë, kalojnë shpejt. Do të fitojmë, megjithëse jemi të rraskapitur nga lodhja. Do të fitojmë’’, pohoi për median Delmer Rivera, një shtetas 23 vjeç nga Hondurasi./ / v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.