Kryeministri izraelit Netanyahu në vizitë zyrtare në Shqipëri

TIRANË, 25 tetor /ATSH/ – Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu do të zhvillojë në fillim të muajit të ardhshëm vizita zyrtare në Shqipëri dhe Bullgari për të takuar liderët e Ballkanit, njoftoi ”The Times of Israel”, që citon zyrën e shtypit të shefit të qeverisë izraelite.

”Netanyahu do të marrë pjesë në një samit rajonal në Shqipëri”, tha zyra e tij e shtypit.

Vizita në Shqipëri konsiderohet si vizita e nivelit më të lartë e një zyrtari izraelit.

Në vitin 1994, ish-ministri i Jashtëm izraelit, Shimon Peres vizitoi Tiranën, ndërkohë që vitin e kaluar kryeqyteti shqiptar e nderoi atë me vendosjen e një pllakate.

Ai do të shkojë edhe në Bullgari, ku do të takohet me liderët e Greqisë, Rumanisë, Bullgarisë dhe Serbisë.

Netanyahu e vizitoi Bullgarinë si kryeministër në korrik 2011, rreth një vit para se një grup terrorist të hidhte në erë një autobus me turistë izraelitë duke vrarë pesë prej tyre dhe shoferin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.