Industria e peshkimit, 40 milionë euro investime e mbi 3 mijë të punësuar

TIRANË, 25 tetor /ATSH/- Industria e përpunimit të peshkut kryeson eksportet shqiptare agropërpunuese me një rritje prej 55% këtë vit, ndërsa ecuria pozitive po ndjek edhe sektorë të tjerë të bujqësisë.

Ministri i Bujqësisë dhe Ushqimit, Niko Peleshi shprehet se, në fokus të politikave mbështetëse qeveria ka adresuar prioritetet në disa nën sektorë të cilët mbështeten financiarisht dhe me lehtësim procedurash.

Dhe peshkimi, thekson Peleshi, është një nga këta sektorë.

“Peshkimi mund të themi që përveç meritës kryesore që e ka vetë sektori, i cili ka investuar rreth 40 milionë euro në përpunim dhe punëson rreth 3 mijë punonjës, ne vitin e kaluar ndërtuam disa masa të posaçme me impakt të madh. Pra një ndërhyrje jo shumë e madhe si pjesë e së tërës, por që impakti besoj do të jetë dhe po duket i madh”, – u shpreh ministri Peleshi. /e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.