Bypass-i i Fierit dhe i Vlorës, Rama: Traseja e hapur për sezonin turistik

283

TIRANE, 25 tetor/ATSH/- Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur përmbylljen e procedurave konkurruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e dy veprave infrastrukturore, Bypass-it të Fierit dhe Bypass-it të Vlorës.

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve kanë miratuar si fitues: Për Bypass-in e Fierit kompaninë kuvajtiane “CGC, Combined Group Contracting”; Për Bypass-in e Vlorës, Joint Venture shqiptaro-italiane “Gener 2 & Impresa Ing.E.Mantovani”.

Kryeministri Edi Rama thekson se për pak ditë nis puna dhe në qershor patjetër traseja do të jetë e hapur për sezonin turistik.

“MIRËMËNGJES, dhe me lajmin e mirë të aprovimit të fundit nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si edhe Banka Europiane e Investimeve për lidhjen e kontratës së financimit të Bajpaseve të Fierit dhe Vlorës, ju uroj një ditë të mbarë”, deklaron Rama. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.