BM – Londra anulon vizat e të dyshuarve të vrasjes së gazetarit Khashoggi

LONDËR, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May njoftoi anulimin e vizave që mund të zotëronin të dyshuarit e vrasjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

”Ministri i Brendshëm do të marrë masat e nevojshme për të penguar të dyshuarit të hyjnë në Britaninë e Madhe”, pohoi May në Parlament.

”Nëse këta individë janë të pajisur me viza, këto viza do të pezullohen”, shtoi ajo duke saktësuar se do të bisedonte në mesditë me mbretin Salmane të Arabisë Saudite.

E pyetur në lidhje me shitjen e armëve britanike regjimit saudit, liderja iu përgjigj se po shqyrtohej politika për eksportet dhe se kontrollet e kryera për materialin e eksportuar të mbrojtjes renditeshin ndër më të rreptat në botë. / /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.