BERLIN- VW: SUV-i e ardhmja e të ardhurave

BERLIN, 25 tetor /ATSH-ANSA/ – Prodhuesi gjerman i makinave ”Volkswagen” shpreson të bëjë maksimumin e ‘’bum-it’’ në shitjen e automjeteve sportive, ose SUV, duke zgjeruar gamën e tyre në vitet e ardhshme.

Prodhuesi po synon të ofrojë 30 modele të makinave më të mëdha deri në vitin 2025, krahasuar me 11  që disponon sot.

‘’Brenda këtij viti çdo makinë e dytë e shitur duhet të jetë një SUV dhe disa prej tyre pritet të jenë makina elektrike ose me vetëngarje’’, tha shefi i marketingut, Juergen Stackmann në bazën e kompanisë në Wolfsburg.

“Ne jemi në një rritje të fortë të tregut në të gjitha rajonet”, shtoi Stackmann.

Rritja e shitjeve të automjeteve SUV po ndihmon ”Volkswagen” të përballojë me kosto shtesë në vitet e ardhshme.

Kompania po investon rreth 34 miliardë euro në zhvillimin e ardhshëm të makinave, por gjithashtu edhe koston e lartë pas skandalit të emisioneve të naftës.

Deri më tani, projektligji ka qenë rreth 28 miliardë euro./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.