BERLIN – Merkel në sprovën e zgjedhjeve në Hess

BERLIN, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Dy javë pas një disfate zgjedhore në Bavari, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe koalicioni i paqëndrueshëm qeverisës rrezikon të dobësohet edhe më shumë në zgjedhjet rajonale, që priten të zhvillohen këtë të diel në Hess.

Ajo risolli edhe një herë në vëmendje spekulimet për të ardhmen e saj politike me një frazë të shkurtër profetike ‘’Hessischen Rundfunk’’, e cituar nga e gjithë media gjermane se të gjithë ata që në të kaluarën kanë dashur të zgjidhin personalisht pasardhësin e tyre kanë dështuar. Kjo është diçka e mirë.

Shenjë e rëndësisë së zgjedhjeve, Merkel ka rritur ndjeshëm numrin e takimeve elektorale për të mbështetur liderin aktual të CDU-së së landit, Volker Bouffier, një nga bashkëpunëtorët e saj.

Megjithëse aleate me social-demokratët e SPD-së në nivel kombëtar, ajo nuk është stepur të provokojë hapur me eksperiencën me të majtën nëse një aleancë e mundshme me të majtën do t’i siguronte shumicën.

Kjo do të ishte katastrofale në këtë periudhë me turbulencash në të gjithë botën./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.