ARKEOLOGJI – Rënia e nivelit të Danubit nxjerr një thesar me flori dhe argjend

BUDAPEST, 25 tetor /ATSH-AFP/ – Arkeologët kanë zbuluar një thesar prej 2 000 monedhash floriri dhe argjendi në bordin e një relikeje të fundosur në Danub që prej shekullit XVIII dhe që ka dalë falë nivelit jashtëzakonisht të ulët të lumenjve, njoftoi sot grupi i arkeologëve.

“Rreth 2000 monedha janë gjetur, si dhe armë, heshta, gjyle topash, shpata dhe armatime të tjera”, tha për agjencinë MTI, Katalin Kovacs, arkeolog i muzeut “Ferenczy de Szentendre”, pranë Budapestit.

Zbulimi ka ndodhur këtë javë në Erd, në jug të Budapestit, ku arkeologët po punonin sot me intensitet të lartë për të nxjerrë maksimumin e elementeve para se niveli i ujërave të rritej sërish.

“Thesari i Erdit u gjet në bordin e relikes së një anije tregtare kombësia e të cilës ende duhet të përcaktohet”, njoftuan arkeologët.

“Ajo përbëhet nga monedha ari dhe argjenti, mes të cilave dukate dhe peni. Monedhat janë 90% të huaja dhe i përkojnë viteve 1630-1743”, theksoi arkeologu Balazs Nagy për radion private “Klub”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.