Shkodër/ Kontrolle të befasishme të policisë, arrestohet 39-vjeçari

Shkodër/ Kontrolle të befasishme të policisë, arrestohet 39-vjeçari

Shkodër/ Kontrolle të befasishme të policisë, arrestohet 39-vjeçarihttps://ata.gov.al/2018/10/24/shkoder-kontrolle-te-befasishme-te-policise-arrestohet-39-vjecari/Kontrollet janë kryer nga nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Gjatë kontrolleve, Policia arreston në flagrancë 39 – vjeçari Fatjon Bajami, banues në Shkodër, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018

TIRANË, 24 Tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Policia e Shkodrës ka kryer kontrolle të befasishme në lokale dhe akse të ndryshme rrugore.

Kontrollet janë kryer nga nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivët e Komisariatit të Policisë së Shkodrës. Gjatë kontrolleve, Policia arreston në flagrancë 39-vjeçari Fatjon Bajami, banues në Shkodër, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve të befasishme në një lokal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zastava” me krehër me 6 fishekë dhe një fishek në fole. Dyshohet se shtetasi Fatjon Bajami ka qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “Perash” Shkodër.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.