Sherr në NBA, dënohen protagonistët

178

TIRANË, 24 Tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Një sherr masiv ka ndodhur në ndeshjen e basketbollit në NBA-në amerikane mes “Los Angelos Lakers” dhe “Houton Rockets”. Në sherr janë përfshirë tre basketbollistë ndaj të cilëve disiplina ka marrë vendim për pezull.

Rajon Rondo i “Lakers” është pezulluar me 3 ndeshje si dhe do të paguajë një gjobë prej 186 mijë dollarësh, ndërsa shoku i tij i skuadrës Brandon Ingram është pezulluar me 4 ndeshje dhe gjobitur me 158 mijë dollarë. Nuk i ka shpëtuar dënimit edhe Chris Paul, i pezulluar 2 ndeshje (një e shleu, pasi nuk luajti sot ndaj Clippers) dhe 491 mijë dollarë.

Sherri nisi pas mesit të periodës së katërt, kur Paul e Rondo u bënë protagonistë të një zënke, ku nuk munguan edhe grushtet, teksa ndërhyri dhe Ingram. Ndeshja përfundoi në favor të miqve me rezultatin 124-114. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.