SHBA – Uashingtoni kërkon sërish Pakistanit ndërprerjen e marrëdhënieve me ekstremistët

UASHINGTON, 24 tetor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i kërkoi sërish Pakistanit për të frenuar ekstremistët që luftojnë në Afganistan.

Pompeo bëri këtë koment duke përshëndetur organizimin e zgjedhjeve parlamentare të pritshme prej shumë kohësh në Afganistan.

”SHBA-ja mbështet shkallën e pjesëmarrjes, pavarësisht informacioneve që raportonin probleme të mëdha gjatë procesit zgjedhor”, deklaroi ai.

”Ajo që ne presim është që Pakistani të mos u ofrojë mbrojtje terroristëve në kufirin perëndimor”, tha Pompeo për median i pyetur për rolin e Islamabadit.

”Nuk mund ta themi më qartë se kaq”, deklaroi ai.

”Pakistani duhet të japë llogari nëse nuk vepron në këtë drejtim, nëse nuk tregohet i sinqertë në këtë përpjekje”, tha Pompeo./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.