Roskovec/ Inaugurohet Qendra Sociale Komunitare

TIRANË, 24 tetor/ATSH/ – Bashkia e Roskovecit në bashkëpunim me YouthAct Albania dhe financim të IADSA, kanë inauguruar ditën e sotme, Qendrën Social Komunitare.

Bashkia e Roskovecit bën me dije se kjo qendër do t’ju shërbejë jo vetë për të rinjtë e këtij qyteti, por edhe për një sërë kategorish të tjera si të moshuarit, gratë kryefamiljare, gratë sipërmarrëse etj.

Ndërtimi i kësaj qendre ka qenë një prioritet për këtë bashki, qendër e cila do të shërbejë jo vetëm për të ndihmuar, por edhe për të dëgjuar idetë e personave që e frekuentojnë atë, si dhe për argëtim. Pas prerjes së shiritit të inaugurimit nga kryetarja e baskisë, Majlinda Bufi, të pranishmit vizituan ambientet e qendrës dhe ekspozitën fotografike e cila prezantonte të gjitha aktivitetet e zhvilluara nga të rinjtë roskovecarë.
Eventi u mbyll me aktivitetet: ekspozitë me piktura nga të rinjtë, performacë muzikore dhe interpretime të poezive të shkrimtarëve më të njohur shqiptarë. Në këtë event morën pjesë përfaqësues të IADSA, Youth Act dhe përfaqësues nga Konsullata e Italisë në Shqipëri.

/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.