Rastet e ndalimit apo arrestimit, konsullatat shqiptare asistencë online

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ – Konsullatat shqiptare në botë ofrojnë shërbimin e Asistencës së Përgjithshme për shtetasit shqiptarë për rastet e ndalimit, arrestimit apo humbjes së kontakteve me të afërmit tuaj.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme fton qytetarët që të mos humbasin kohë duke pyetur miq dhe shokë, por të aplikojnë pa pasur nevojë të shkojnë në ambasadë apo konsullatë dhe përgjigjen e marrin online, pa humbur ditën e punës.

MEPJ thekson se ky është një komponent tejet i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve konsullore në ndihmë të shtetasve shqiptarë kudo në botë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.