Nëse largohet Gattuso, “Milan” ka gati zëvendësuesin

TIRANË, 24 tetor /ATSH/ – E ardhmja e trajnerit Gattusos tek “Milani” është gjithnjë e më e paqartë. Spekulimet për pasuesin e tij tashmë kanë nisur të qarkullojnë.

Sipas “Sport Mediaset”, kandidati kryesor për stolin e kuqezinjve është Roberto Donadoni, i cili shihet si mundësi më e mirë sesa Antonio Conte nga drejtuesit e klubit.

Momentalisht Donadoni është pa skuadër, pas aventurës me “Bolognan”, si dhe ai ka marrëdhënie shumë të mira me Leonardon dhe Paolo Maldinin.

Ndeshjet e radhës me “Betisin” në Ligën e Europës dhe “Sampdorian” në Serie A, mund të jenë vendimtare për të ardhmen e Gattusos me skuadrën e “Milanit”.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.