Mbyllja e basteve, Jaka: Ndikim pozitiv, më shumë buxhet për konsumin

TIRANË, 24 tetor/ATSH-Maela Marini/ Ligji për mbylljen e basteve dhe kazinove do të ketë një ndikim pozitiv për sipërmarrjet, sidomos në sektorin e prodhimit dhe për distributorët.

Kështu deklaroi sot, gjatë një konference për shtyp, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka.

Jaka shprehu bindjen se ky ligj do të ketë ndikim pozitiv për sipërmarrjet, sepse sipas tij tij, “do të ketë më shumë buxhet për konsumin dhe për shportën e produkteve të përditshme që përdoren në çdo familje”.

“Nuk dua të them në analiza më të hollësishme të ligjit për kazinotë apo lojërat e fatit, por besoj se jemi popull i varfër akoma, që të orientojmë qytetarët tanë drejt lojërave të fatit”, – tha ai. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.