Masa e Sigurisë/ Ish-deputetët kërkojnë ndarje të çështjes nga “Avdylaj”

TIRANË, 24 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Dy ish-deputetët socialist, Arben Çuko dhe Arben Ndoka janë paraqitur të mërkurën në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’u njohur me masën e sigurisë ndaj tyre. Arrestimi i Çukos dhe Ndokës u bë në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, ku goditën katër grupe kriminale, duke u arrestuar në total 27 persona.

Gjatë seancës, dy ish-deputetët kanë kërkuar veçimin e çështjes. Ndoka dhe Çuko kanë kërkuar të gjykohen veças nga personat e tjerë të arrestuar gjatë operacionit “Vol-vo 4”.
“Ne nuk kemi lidhje me grupin e të arrestuarve, ndaj kërkojmë të gjykohemi veç”, kanë thënë ata, por gjykata e ka refuzuar këtë kërkesë.

Emrat e dy ish-deputetëve kanë dalë nga përgjimet e Prokurorisë prej vitit 2016 ndaj grupit të vëllezërve Avdyli që trafikonte drogë nga Shijaku.

Në kuadër të operacionit “Vol-vo 4” janë arrestuar 27 persona për të cilët merren sot masat e sigurisë.

Të arrestuarit për masë sigurie

  1. Hajri Seferi
    2. Jasin Kala (alias Jasin Avdyli)
    3. Shkëlqim Avdyli
    4. Astrit Avdyli (alias Sulejmani)
    5. Saimir Gjepali
    6. Altin Avdyli
    7. Jasin Avdyli
    8. Fatos Llaftiu
    9. Denis Llaftiu
    10. Esat Mehmeti
    11. Saimir Sulejmani
    12. Elis Guri
    13. Ilirjan Prifti
    14. Petro Kuci (alias Abedin Kuci )
    15. Bledar Koci
    16. Ardit Gjyriqi
    17. Elton Shehaj
    18. Armand Spiro
    19. Arben Cuko
    20. Artur Balla
    21. Arben Ndoka
    22. Gjevi Ndoka (alias Xhevair)
    23. Bledi Ndokaj
    24. Lule Zeneli
    25. Luigj Paloka
    26. Kol Lleshi
    27. Vlash Gazulli
    28. Zef Ndoka
    29. Mimoza Ndoka
    30. Paulin Simoni
    31. Vasil Nika
    32. Genc Zeneli
    33. Marjeta Perskura
    34. Zef Lazri
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.