Kompozitori Akil Koçi merr çmimin “Niketë Dardani”

PRISHTINE,  24 tetor /ATSH/ – Kompozitori Akil Koçi mori çmimin për muzikë “Niketë Dardani”. Koçit çmimin ia ndau ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi.

Kompozitori Koçi tha se ndjehet shumë i lumtur nga çmimi. “Kam menduar që kam kaluar në harresë. Për mua është një ditë fantastike, falënderoj studentët e mi,  të cilët nuk më kanë harruar për mundimin tim modest”, tha Koçi.

Ministri Gashi është shprehur se kjo ceremoni organizohet për të vlerësuar dhe nderuar krijuesit dhe talentet në Kosovë.

“Çmimet që ndajmë sot janë mirënjohje për krijuesit, si Ministri jemi të interesuar që të jemi në mbështetje të tyre, jemi krenar me punën që keni bërë në vazhdimësi. Është moment historik që të vlerësojmë punën tuaj, jo vetëm për mbështetje financiare, sepse vepra nuk paguhet kurrë. Ne e kemi emëruar një juri ku iu kemi besuar punën për përzgjedhjen e çmimeve”, tha ai. Valton Krasniqi nga juria, ka falënderuar të gjithë ata që kanë konkurruar për këto çmime.

Çmime u ndanë edhe për Kristë Lekajn kompozitor, Mendi Mengjiqit për veprën simfoni, Ardian Halimin, Kreshnik Aliçkaj dhe Blondi Krasniqi./KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.