Kamëz, pranga 22-vjeçarit, iu sekuestruan 14 kallëpe tritol

TIRANË, 24 tetor /ATSH- I. Vata/ – Policia e Tiranës ka arrestuar një 22-vjeçar, banues në Fushë-Arrëz pasi i gjeti në oborrin e shtëpisë 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5, në sajë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë.

Policia e Shteti shpjegon se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, në oborr i është gjetur e fshehur një qese  brenda së cilës kishte 14 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse e llojit tritol të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Akuza që rëndon mbi të është “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.