FOTO/ Voskopojë, inspektim urës 300-vjeçare të Shën Prodhomit

TIRANË,24 tetor /ATSH/ – Monumenteve të kulturës si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë tonë po i kushtohet vëmendje nga specialistët dhe institucionet përkatëse pasi këto vende janë shndërruar së fundmi në destinacionet më të vizituara nga turistët.

Së fundmi, specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës po kryejnë një inspektim në Urën e Shën Prodhomit, Voskopojë monument kulture i kategorisë I.

Aktualisht ura shfaq probleme teknike që lidhen kryesisht me strukturën e saj. Ura e Shën Prodhomit është ndërtuar për të siguruar lidhjen e fshatit me Manastirin e njohur të Shën Prodhomit.

Koha e ndërtimit të urës duhet të përkojë me shek. XVIII, periudhë kjo e lulëzimit të qytetit dhe ndërtimit të një pjese të konakëve të Manastirit.

Ura 300-vjeçare me harqe vlerësohet e rrallë për sa i përket anës arkitektonike. Ajo është një prej urave më të vjetra në vend./a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.