FOTO/ Studiuesja Lazareviç: Skënderbeu si “Mbreti i shqiptarëve”

FOTO/ Studiuesja Lazareviç: Skënderbeu si “Mbreti i shqiptarëve”

FOTO/ Studiuesja Lazareviç: Skënderbeu si “Mbreti i shqiptarëve”https://ata.gov.al/2018/10/24/foto-studiuesja-lazarevic-skenderbeu-si-mbreti-i-shqiptareve/”Skënderbeu është një personazh historik dhe poetik, në të njëjtën kohë, është një figurë historike dhe metaforike, ai është metafora e kurajos, e vlerës, e koherencë në përballimin e problemeve kryesore të asaj kohe. Për sllavët ai dha kurajon, integritetin, kompletimin si personazh historik. Njohja etike e këtyre personazheve historike funksionon nëpërmjet shekujve në mënyre konstante. Ka nevojë për pikat e referimit dhe në disa raste origjina e këtyre figurave harrohet për vlerën që kanë këta personazhe”, tha studiuesja Lazareviç.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018

TIRANË, 24 tetor /ATSH- A.ALLA/ – Sesioni i dytë i Konferencës Albanologjike kushtuar heroit tonë kombëtar, Skënderbeut u përmbyll me një ligjëratë mjaft interesante nga studiuesja e gjuhës sllave në Universitetin e Peskarës, Persida Lazareviç.

Ajo solli në ligjëratën e saj një këndvështrim ndryshe për heroin tonë, duke e parë nga këndvështrimi i mjedisit letrar të sllavëve të jugut në shek XVII.

Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Persida Lazareviç e cilësoi Skënderbeun si “Mbreti i shqiptarëve”.

“Dy pikat e referimit janë funksionet e figurës së Skënderbeut dhe roli i tij sikur të ishte hero i sllavëve pasi i shtohet edhe një hamendësim sikur ishte me origjinë sllave, sepse është konsideruar shumë kurajoz dhe shume më vlerë nga ana e sllavëve”, – tha ajo.

”Skënderbeu është një personazh historik dhe poetik, në të njëjtën kohë, është një figurë historike dhe metaforike, ai është metafora e kurajos, e vlerës, e koherencë në përballimin e problemeve kryesore të asaj kohe. Për sllavët ai dha kurajon, integritetin, kompletimin si personazh historik. Njohja etike e këtyre personazheve historike funksionon nëpërmjet shekujve në mënyre konstante. Ka nevojë për pikat e referimit dhe në disa raste origjina e këtyre figurave harrohet për vlerën që kanë këta personazhe”, – tha studiuesja Lazareviç.

Në fund, ajo tha se “është një nder dhe një kënaqësi për mua të marr pjesë në këtë konferencë, pasi kjo konferencë përfshin studimin e figurës së Skënderbeut në aspektin 360 gradë”.

Konferenca Albanologjike do të vijojë me seksionin e tretë, atë përmbyllës, më datë 1 nëntor. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.