Dua Lipa, duet me legjendën e muzikës italiane

TIRANË,24 tetor /ATSH/ – Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po arrin majat e suksesit në tregun muzikor ndërkombëtar.

Pas nxjerrjes në treg të hiteve si “New Rules”, “IDGAF” apo “One Kiss”, 22-vjeçarja po vjen në një bashkëpunim me legjendën e muzikës italiane, Andrea Bocelli.

Dy këngëtarët do vijnë me një baladë të titulluar “If Only”, e cila do të jetë pjesë e albumit të Bocellit, “Si”.

Lajmi është konfirmuar dhe nga këngëtari italian. Ai ka publikuar disa momente nga regjistrimi i kësaj kënge të transmetuara nga kamerat e BBC. /a.a/j.p/

Dua Lipa duet teaser

We are delighted to announce the world premiere play on BBC Radio 2 yesterday of Andrea's stunning duet with the incredible Dua Lipa of the ballad "If Only" taken from Andrea's forthcoming album, 'Sì' You can listen back here from 1 hour 55 minutes at this link: bbc.co.uk/sounds/play/m0000v3pTo pre order 'Sì': AndreaBocelli.lnk.to/SiAlbumFP

Posted by Andrea Bocelli on E martë, 23 Tetor 2018

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.