Deklarimet tatimore, mbi 12 mijë biznese përmbushën afatin

TIRANË, 24 tetor /ATSH/- Rreth 12 739 subjekte që i përkasin fashës 2 deri në 5 milionë lekë kanë dorëzuar pranë administratës tatimore brenda afatit ligjor dhe pa asnjë penalitet deklaratën e thjeshtuar të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

“Kjo shifër përbën rreth 96% të totalit të deklaratave të gjeneruara nga sistemi për tatimpaguesit e vegjël, të cilët kishin detyrimin për të deklaruar dhe paguar TVSH-në për muajin shtator”, njoftojnë Tatimet.

Po ashtu, administrata tatimore bën të ditur se gjatë muajit tetor ka ofruar për rreth 350 subjekte të biznesit të vogël, asistencën e nevojshme për plotësimin e librave të shitjes dhe blerjes, si dhe plotësimin e deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së. e.xh/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.