“Babale”- Apeli lë në burg Alizotin, “detyrim paraqitje” për Olldashin

TIRANË, 24 tetor/ATSH- A. Fortuzi/- Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë së vendosur nga gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë për Fredi Alizotin dhe gazetarin Jetmir Olldashi në kuadër të hetimit për çështjen e ashtuquajtur “Babalja”.

Gjatë seancës, avokatët e të pandehurve, Alizoti dhe Olldashi kërkuan lehtësim të masës së sigurisë, por trupa gjyqësore vendosi të lërë në fuqi masën “arrest me burg” për Fredi Alizotin dhe “detyrim paraqitje” për gazetarin Jetmir Olldashi

Gazetari Olldashi dhe Alizoti janë të përfshirë në hetimin në kuadër të publikimit të një audio përgjimi të njohur si “Babalja”, që pretendohet se implikon në trafik droge Agron Xhafajn, vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj.

Sipas Prokurorisë, Fredi Alizoti akuzohet se ka bërë “kallëzim të rremë” për çështjen ‘Babalja’, bashkë me dëshmitarin Alfred Veliu. Alizoti dyshohet të jetë aktori që imitoi zërin e Agron Xhafajt në audiopërgjimin e “Babales”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.