80 auditues në sektorin publik, konsultime për sfidat e së ardhmes

TIRANË, 24 tetor/ATSH/- Drejtues të njësive të Auditimit të Brendshëm në sektorin publik nga i gjithë vendi po zhvillojnë sot në sallën e trajnimeve të Autoritetit Portual Durrës  takimin “Zhvillimet dhe sfidat e Auditit të Brendshëm”, të organizuar nga Ministria e Financave.

Drejtori i përgjithshëm Ekzekutiv i APD, Afrim Bakaj, pasi përshëndeti të pranishmit vlerësoi punën e audituesve të sektorit publik.

Drejtori Bakaj shtoi se edhe në raste të tjera në mjediset e APD janë mirëpritur drejtues dhe përfaqësues të institucioneve të rëndësishme të vendit, të cilat kanë gjetur kushte optimale për zhvillimin e veprimtarive të tyre.

Më pas zv.ministri i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi trajtoi tematikën e “Auditimit të detyrimeve të prapambetura dhe projekteve të Bashkimit Europian”.

Në takimin në mjediset e APD-së marrin pjesë rreth 80 auditues nga i gjithë vendi./k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.