10 milionë turistë brenda 4-5 viteve të ardhshme në Shqipëri

10 milionë turistë brenda 4-5 viteve të ardhshme në Shqipëri

10 milionë turistë brenda 4-5 viteve të ardhshme në Shqipërihttps://ata.gov.al/2018/10/24/10-milione-turiste-brenda-4-5-viteve-te-ardhshme-ne-shqiperi/Kryeministri Rama e nisi parashtrimin e asaj që cilësoi sfidë, duke përmendur artikuj në shtypin kroat, sipas të cilëve Shqipëria po i merr turistë Kroacisë e cila pret 4 herë më shumë turistë dhe gjeneron 6 herë më shumë të ardhura. “Ne nuk jemi duke marrë turistë nga Kroacia, por është fakt kuptimplotë se nëse turizmi në Kroaci apo në vende si Kroacia ka vendnumëro që lidhet me ezaurimin e mundësive, Shqipëria ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar”, – theksoi Kryeministri Rama.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 24 Tetor 2018

TIRAN­E, 24 tetor /ATSH/ Shqipëria synon të ketë 10 milionë turistë brenda 4-5 viteve të ardhshme, një sfidë që mbështetet në potencialin e jashtëzakonshëm dhe të pashfrytëzuar të vendit. Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, në një takim në hotel “Hilton” në Tiranë me tur operatorët e huaj dhe kontribuesit e tjerë të sezonit turistik të sapo mbyllur.

Kryeministri Rama e nisi parashtrimin e asaj që cilësoi sfidë, duke përmendur artikuj në shtypin kroat, sipas të cilëve Shqipëria po i merr turistë Kroacisë e cila pret 4 herë më shumë turistë dhe gjeneron 6 herë më shumë të ardhura.

“Ne nuk jemi duke marrë turistë nga Kroacia, por është fakt kuptimplotë se nëse turizmi në Kroaci apo në vende si Kroacia ka vendnumëro që lidhet me ezaurimin e mundësive, Shqipëria ka një potencial të madh ende të pashfrytëzuar”, – theksoi Kryeministri Rama.

“E vërteta është që potenciali ynë është për t’u dyfishuar më shpejt sesa vonë dhe sfida jonë është 10 milionë turistë më shpejt sesa vonë. Besoj që ne mund të arrijmë në 10 milionë turistë në harkun e një 4 – 5-vjeçari. Jemi në një realitet të ri të turizmit dhe zhvillimit të industrisë së turizmit në Shqipëri”, – theksoi Kryeministri Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.