Zgjedhja e shefave të rinj të pavioneve, sfidë për sistemin

TIRANË, 23 tetor/ATSH-Maela Marini/ Zgjedhja e shefave të rinj të pavioneve është një proces me rëndësi themelore, sa i takon funksionimit të sistemit shëndetësor.

Kështu shpreh sot Kryeministri Edi Rama, duke shprehur besimin se “do të bëhen zgjedhjet më të mira të mundshme në këtë drejtim”.

“Është me rëndësi themelore zgjedhja e shefave të rinj të shërbimit. Jam i bindur se shefat e shërbimeve janë kyç në këtë fazë, për të realizuar proceset e rëndësishme në sistemin shëndetësor, sepse nuk është thjesht fjala për të pasur profesionalisht persona të padyshimtë, por nevojiten edhe administratorë të shërbimit në të gjitha aspektet dhe kjo është vështirësia më e madhe brenda kësaj sfide”, – tha Rama.

Sipas tij, “mund të gjesh mjekë shumë të mirë, por jo domosdoshmërisht edhe administratorë shumë të mirë”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.