“Zemra” e sistemit, rritje e pagave për mjekët dhe infermierët

“Zemra” e sistemit, rritje e pagave për mjekët dhe infermierët

“Zemra” e sistemit, rritje e pagave për mjekët dhe infermierëthttps://ata.gov.al/2018/10/23/zemra-e-sistemit-rritje-e-pagave-per-mjeket-dhe-infermieret/“Përtej stigmës së padrejtë që i barazon në sytë e publikut mjekët e infermierët me korrupsionin, e vërteta është se shumica e atyre që shërbejnë nën përparëset e bardha janë zemra e këtij sistemi. Janë ata që shpëtojnë jetë njerëzish apo rimëkëmbin organizmat e mijëra njerëzve çdo vit dhe meritojnë vëmendje të vazhdueshme”, tha Rama. Rritja e pagave për mjekët e infermierët, sipas Kryeministrit Rama është e domosdoshme për të vazhduar të japim një mesazh të qartë të respektit dhe të nevojës për ta mbajtur sa më të konsoliduar këtë trupë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 23 Tetor 2018

TIRANË, 23 tetor/ATSH-Maela Marini/ Qeveria do të investojë sërish vitin e ardhshëm në rritjen e pagave të mjekëve dhe infermierëve.

“Spitali nuk mbaron tek muret dhe aparaturat por fillon aty”, – tha sot Kryeministri Edi Rama, duke nënvizuar se “funksionimin e spitalit e garanton trupa e mjekëve, infermierëve dhe gjithë personelit mjekësor”.

“Përtej stigmës së padrejtë që i barazon në sytë e publikut mjekët e infermierët me korrupsionin, e vërteta është se shumica e atyre që shërbejnë nën përparëset e bardha janë zemra e këtij sistemi. Janë ata që shpëtojnë jetë njerëzish apo rimëkëmbin organizmat e mijëra njerëzve çdo vit dhe meritojnë vëmendje të vazhdueshme”, – tha Rama.

Rritja e pagave për mjekët e infermierët, sipas Kryeministrit Rama është e domosdoshme për të vazhduar dhënien e një mesazhi të qartë të respektit dhe të nevojës për ta mbajtur sa më të konsoliduar këtë trupë.

“Kjo trupë ka nevojë për shumëçka, por mbi të gjitha meriton vlerësim dhe respekt për gjithë sakrificat e përditshme, sepse nuk është e lehtë të punosh në shëndetësi në kushte që jo gjithmonë janë të duhurat, dhe nën presionin e dyfishtë të një opinioni që është  ngritur mbi një karikaturë dhe jo mbi vlerësimin objektiv të realitetit. Po ashtu, nga ana tjetër ndodhen përballë familjarësh të pacientëve që arrijë në gjeste të patolerueshme ndaj mjekëve”, – tha Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.