Shqipëria, vendi i mundësive për bizneset e huaja

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Lehtësitë fiskale, potenciali njerëzor dhe reformat e ndërmarra nga qeveria e bëjnë Shqipërinë vendin e mundësive për bizneset e huaja.

Kështu deklaroi sot zv/kryeministrja Senida Mesi, e cila mori pjesë në një takim të organizuar në Itali, nga Konfindustria shqiptare dhe Confindustria Bari e Barletta.

E pranishme në këtë takim, Mesi ndau me pjesëmarrësit përpjekjet e bëra nga qeveria shqiptare në drejtim të arritjes së sinergjive rajonale të biznesit.

Mesi vuri theksin tek rëndësia që kanë investimet e huaja direkte, sidomos në fusha prioritare si turizmi, bujqësia, inovacioni dhe dixhitalizimi./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.