Roskovec/ Siguria Vendore në Shqipëri, bashkia takim me komunitetin

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Në kuadër të projektit Siguria Vendore në Shqipëri, u organizua sot takimi mes përfaqësuesve të bashkisë dhe përfaqësuesve të komunitetit në bashkinë e Roskovecit.
Ky takim shërben për të shprehur ide, si nga përfaqësues të bashkisë ashtu edhe nga ata që përfaqësojnë komunitetin, ide këto që do të zhvillohen më tej dhe në fund të shërbejnë si bazë për hartimin e një dokumenti strategjik nga ana e bashkisë për sigurinë publike në Roskovec.
Ky projekt financohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës. /m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.