Rikonstruktohet shkolla e Menglit, Balla: Përgjigja për të gjithë shpifësit

TIRANË, 23 tetor/ATSH/ Shkolla e Menglit në Elbasan është hapur dhe priti nxënësit me një pamje tërësisht të re.

Duke iu përgjigjur të gjithë atyre që thanë para 3 javësh se shkolla e Menglit do të  mbyllet, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla publikoi sot foto nga shkolla tërësisht e rikonstruktuar.

“Shpifësit e SHQUP-it thanë që shkolla do të kthehet në dyqan peshku. Sot shkolla është e hapur dhe priti nxënësit me një pamje tërësisht të re. Faleminderit bashkia Elbasan dhe sipërmarrësit që kontribuan! Mos qeshni, por sot një ndër shpifësit shkoi të bënte fotografi tek shkolla e rikonstruktuar. Besoji po deshe!” – tha Balla.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.