Pukë, bashkia masa për ngrohje në kopshtet e qytetit

TIRANË, 23 tetor/ATSH/- Me uljen e ndjeshme të temperaturave bashkia e Pukës ka marrë të gjitha masat për sistemin e ngrohjes në kopshtet e qytetit.

Bashkia e Pukës bën të ditur se “rënia e temperaturave ka bërë që ne mos të presim 15 nëntorin për të filluar ngrohjen”.

“Punonjësit e shërbimeve që herët kanë aktivizuar sistemin ngrohës në kopshtin “Erjola Lluka”, në mënyrë që vogëlushët e qytetit të gjejnë mjedise të ngrohta”, thekson bashkia.

Prej dy ditësh vendi ynë është përfshirë nga rënia e ndjeshme e temperaturave, sidomos në zonat malore dhe juglindore të vendit. /k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.