Presidenti Meta nis vizitën zyrtare në Austri

TIRANË, 23 tetor /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot vizitën zyrtare në Republikës e Austrisë, me ftesë të homologut austriak Alexander Van der Bellen.

Presidenti Meta u prit me ceremoni zyrtare nga Presidenti austriak Alexander Van der Bellen, me të cilin zhvilloi bisedime dypalëshe në krye të dy delegacioneve respektive.

Gjithashtu Presidenti Meta do zhvillojë takime me autoritetet më të larta të Austrisë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.